Na ndiqni edhe në

Bota

Paralajmëron Austria: Bllokadë për të pavaksinuarit!

Paralajmëron Austria: Bllokadë për të pavaksinuarit!

Austria po kërcënon një bllokim të mundshëm për të pavaksinuarit, nëse situata në njësitë e kujdesit intensiv të vendit përkeqësohet, sipas planeve të reja të qeverisë austriake.

“Ne po përballemi me një pandemi të njerëzve të pambrojtur”, tha kancelari Alexander Schallenberg të premten.

Schallenberg ka përjashtuar një bllokadë për ata që janë vaksinuar ose shëruar nga Covid-19, duke thënë se shpreson që planet të dërgojnë një sinjal te popullata.

”Ka ende shumë persona ngurrues dhe që e marrin zvarrë virusin”, theksoi ai, duke iu referuar atyre që nuk kanë bërë plane për t’u vaksinuar.

Aktualisht, janë rreth 220 shtretër të kujdesit intensiv të zënë nga pacientët me Covid-19.

Nëse ky numër do të rritet në 600, Austria do të arrinte në fazën e pestë të planit të saj, që kërkon kufizime masive të lëvizjes për të pavaksinuarit./M.M-dritare.net