
Papa i kërkon ndjesë komunitetit LGBT: Nuk doja të ofendoja, ka vend për të gjithë në Kishë!
E Mërkurë 29 Maj 2024, 09:09
Dritare.net

Papa Françesku ka kërkuar ndjesë publike lidhur me deklaratën e tij ndaj komunitetit LGBT, ku shprehej se këta të fundit nuk mund të bëheshin pjesë e kishës.
"Në Kishë ka vend për të gjithë, për të gjithë! Askush nuk është i tepërt, ka vend për të gjithë, siç jemi ne”, deklaron Papa, duke theksuar se nuk ka qenë në qëllimin e tij që të ofendojë ose të shprehet me terma homofobikë.
Kujtojmë se për vite me radhë, kjo temë ka nxitur debate në Vatikan, prej kur Papa vendosi që: “Kisha, nuk mund të pranojë në Seminar dhe Urdhrat e Shenjtë ata që praktikojnë homoseksualitetin, kanë prirje të rrënjosura thellë homoseksuale ose mbështesin të ashtuquajturën kulturë homoseksuale”./M.K-dritare.net

















