Na ndiqni edhe në

Bota

Pallati Mbretëror/ Princi Philip kalon me sukses ndërhyrjen në zemër!

Pallati Mbretëror/ Princi Philip kalon me sukses ndërhyrjen në

"Duka i Edinburgut i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër”, ka thënë Pallati Buckingham. Sipas njoftimit, duka do të qëndronte në spital për trajtim, pushim dhe shërim për disa ditë, ndërsa tashmë ka kaluar 16 net në spital. Ai po trajtohej për një infeksion dhe u transferua të hënën në spitalin St Bartholomew në Londër për analiza dhe vëzhgim mbi gjendjen e zemrës së tij. Sipas BBC-së , ndërhyrja ka shkuar me sukses dhe princi Philip, i cili në qershor feston 100-vjetorin, është në gjendje të mirë shëndetësore./M.M-dritare.net