Na ndiqni edhe në

Bota

OKB kërkon hetim për vrasjen e gazetares së Al Jazeera në Palestinë!

OKB kërkon hetim për vrasjen e gazetares së Al Jazeera në

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar njëzëri vrasjen e gazetares palestineze amerikane të Al Jazeera, Shireen Abu Akleh në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Deklarata, një rast i rrallë i unitetit të Këshillit të Sigurimit për një çështje që lidhet me Izraelin, gjithashtu bëri thirrje për "një hetim të menjëhershëm, të plotë, transparent dhe të paanshëm" për vdekjen e saj.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje gjithashtu për një hetim mbi vrasjen, duke thënë se ajo mund të përbënte një krim lufte.

Gazetarja e Al Jazerras humbi jetën dy ditë më parë pasi u qëlluan nga autoritetet palestineze në rrethana ende të paqarta. Vdekja e saj ka shkatuar shumë zemërim. Gjatë funeralit të gazetares, një ditë më parë, ka pasur trazira, pasi policia ka goditur të pranishmit që ishin grumbulluar për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetares.

Një deklaratë për shtyp u miratua nga 15 anëtarët e këshillit pasi u hoq gjuha, duke theksuar rëndësinë e lirisë së medias dhe nevojën që gazetarët që punojnë në zona të rrezikshme të mbrohen me insistimin e Kinës dhe Rusisë, thanë diplomatët, duke folur në kushte anonimiteti sepse diskutimet ishin private.

Deklarata e këshillit përsëriti "se gazetarët duhet të mbrohen si civilë" dhe gjithashtu dënoi plagosjen e kolegut të Abu Akleh./Reuters