
OBSH: Raportimi i parë për Covid-19 nuk na erdhi nga autoritetet kineze!
E Diel 5 Korrik 2020, 16:04
Dritare.net
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se, dëgjoi për herë të parë për virusin, nga një raportim në internet, jo nga autoritetet kineze. Në një inspektim, të botuar më 29 qershor, OBSH-ja deklaron se: "Më 31 dhjetor 2019, zyra e OBSH-së në Republikën Popullore të Kinës iu përgjigj një deklarate nga Komisioni Shëndetësor Komunal i Wuhan, e postuar në faqen e tyre zyrtare në internet, për rastet e pneumonisë virale në Wuhan, të Kinës.”
OBSH kërkoi informacione të mëtejshme në lidhje me raportimet nga Kina në dy ditët në vijim, dhe përgjigjen nga autoritetet e mori më 3 janar, duke konfirmuar përhapjen e virusit./K.C/dritare.net

















