
Numri i vdekje nga koronavirusi në Spanjë bie sërish, regjistrohen 605 vdekje sot
E Premte 10 Prill 2020, 12:12
Dritare.net
Numri i personave që humbin jetën nga koronavirusi në Spanjë, ka rënë përsëri këtë të premte. Vetëm në 24 orët e fundit vendi regjistroi 605 vdekje, tha Ministria e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 15.843, nga 15.238 një ditë më parë, thuhet në deklaratë.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus shkoi në 157.022, nga 152.446 të enjten./E.B-dritare.net

















