
Nuk do të ketë dasmë, Lopez dhe Rodrigues zyrtarisht i japin fund lidhjes!
E Premte 16 Prill 2021, 09:09
Dritare.net
Xhenifer Lopez dhe Aleks Rodrigues zyrtarisht i dhanë fund lidhjes së tyre 2- vjeçare, duke u shprehur se ata janë më mirë si shokë. “Ne do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri- tjetrin në biznes dhe projekte.”, - u shprehën Lopez dhe Rodrigues.
Ata nisën të dilnin së bashku në 2017-ën dhe njoftuan për fejesën e tyre në 2019-ën ndërsa ishin me pushime në Bahamas. Për shkak të pandemisë çiftit iu desh të shtynte dasmën dy herë. Lopez dhe Rodrigues nuk u ndanë asnjëherë zyrtarisht edhe gjatë kohës që nga miqtë e tyre flitej se nuk ishin më në një lidhje. Deri në momentin që ata vetë e publikuan ndarjen, duke uruar më të mirat për njëri –tjetrin./dritare.net

















