
Nju-Jorku merr vendimin drastik, mbyll të gjitha shkollat
E Mërkurë 18 Nëntor 2020, 22:10
Dritare.net
Nju-Jorku ka vendosur mbylljen e shkollave, pasi ditën e sotme është shënuar një tjetër rekord infektimesh në vend. Urdhri prek rreth 300,000 fëmijë në këtë qytet dhe hyn në fuqi ditën e nesërme.
Nju-Jorku ishte epiqendra e pandemisë në SHBA, në pranverë, por e luftoi me sukses valën e parë të virusit. Ndërsa tani po shënon sërish rekorde rastesh të reja.
Vendimi për mbylljen e shkollave u mor pasi niveli i pozitivëve me Covid-19 tejkaloi pragun prej 3%./K.C/dritare.net

















