Na ndiqni edhe në

Bota

Një vit pas shpërthimit të virusit, Kina kërkon të ndryshojë historinë e origjinës së Covid-19!

Një vit pas shpërthimit të virusit, Kina kërkon të

Gati një vit pasi mjekët identifikuan rastet e para të një sëmundjeje të re shqetësuese në qytetin kinez të Wuhanit, Kina po ndërmerr një fushatë, e cila ka si qëllim të ndryshojë origjinën e pandemisë globale Covid-19. Media shtetërore kineze, ka raportuar intensivisht për rastet e kësaj sëmundjeje, të shfaqura jashtë kufijve të Kinës para dhjetorit të 2019. Sipas mediave në Kinë, të gjitha provat në dispozicion sugjerojnë se koronavirusi nuk filloi në Wuhan.

"Wuhan ishte vendi ku u zbulua koronavirusi për herë të parë, por nuk ishte aty ku filloi," citoi Zeng Guang, një ish epidemiolog, në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme, i pyetur në lidhje me raportet e mediave shtetërore se virusi ka origjinën jashtë Kinës, tha vetëm se ishte e rëndësishme të bëhej dallimi midis vendit ku u zbulua për herë të parë Covid-19 dhe ku shpërtheu për herë të parë.

"Megjithëse Kina ishte e para që raportoi rastet, nuk do të thotë domosdoshmërish se virusi ka origjinën në Kinë," tha Zhao Lijian në një konferencë. "Gjurmimi i origjinës është një proces i vazhdueshëm që mund të përfshijë shumë vende dhe rajone”, u shpreh ai.

Shkencëtarët kinezë madje kanë paraqitur një letër për botim në Lancet që pretendon se "Wuhan nuk është vendi ku ka ndodhur për herë të parë transmetimi Sars-CoV-2 nga njeriu në njeri", duke sugjeruar se rastet e para mund të kenë qenë në "nënkontinentin Indian".

Michael Ryan, drejtori i programit të urgjencave shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në lidhje me këtë pretendim të Kinës, tha se ky është vetëm një spekulim./L.F-dritare.net