Na ndiqni edhe në

Bota

Një kunatë e mirë si Dua Lipa i gjendet pranë Gigi Hadid gjatë shtatzënisë

Një kunatë e mirë si Dua Lipa i gjendet pranë Gigi Hadid

Supermodelja Gigi Hadid është në pritje të ëmbël. Në shtator do të vijë në jetë fëmija i parë për çiftin Gigi e Zayn. Gjatë gjithë kësaj kohe modelja nuk ka publikuar asnjë foto me barkun e rrumbullakosur, duke zgjedhur të ruaj privatësinë e saj. Gjithashtu ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga qëndrimi në fermën e saj në Pensilvani së bashku me të motrën Bella Hadid dhe të ëmën Yolanda Hadid.

Një kunatë e mirë si Dua Lipa i gjendet pranë Gigi Hadid

Megjithatë babai i modeles Mohamed Hadid së fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet edhe Gigi, por ka vendosur një emoji mbi barkun e Gigi-it duke ruajtur privatësinë e saj.

Një kunatë e mirë si Dua Lipa i gjendet pranë Gigi Hadid

Ajo që vihet re është se në prani të Gigit dhe Bella Hadid dhe mikes së tyre Leah McCarthy ndodhen edhe Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar dhe mund të themi se Dua gëzon marrëdhënie të mirë me kunatat e saj.

Një kunatë e mirë si Dua Lipa i gjendet pranë Gigi Hadid

Komentet e fansave rreth kësaj fotove kanë qenë të ndryshme , por ajo që bie në sy është forma e mirë e Gigit./R.P/dritare.net