Na ndiqni edhe në

Bota

Një dritare drejt qiellit në Suedi!

Një dritare drejt qiellit në Suedi!

Një fenomen meteorologjik pak i njohur e bën një fshat të vogël në Suedinë Arktike një nga vendet më të mira në Tokë për të parë vazhdimisht Aurora Borealis.

Një dritare drejt qiellit në Suedi!

Bëhet fjalë për një prej fshatrave më veriorë të Suedisë, Abisko, që ndodhet 250 km në veri të Rrethit Arktik. Mund të hasni në një stuhie bore teksa rreth jush malet e Parkut Kombëtar Abisko kthehen në një det të bardhë.

Një dritare drejt qiellit në Suedi!

Shfaqjet spektakolare të dritës së natyrës,të njohura gjithashtu si Aurora Borealis ndodhin kur shpërthimet në sipërfaqen e diellit, të quajtura ndezje diellore, përplasen me gazrat në atmosferën e Tokës për të krijuar breza vezullues me ngjyrë të kuqe, jeshile dhe vjollcë. Për të dëshmuar këtë aktivitet të Aurora, duhen qiej të ftohtë, të kthjellët dhe pa re.

Një dritare drejt qiellit në Suedi!

Abisko është shtëpia e një "vrime blu", një copë qielli që shtrihet 10 deri në 20 km katrorë mbi fshat, liqenin Torneträsk dhe Parkun Kombëtar Abisko dhe që mbetet e qartë pavarësisht nga modelet e motit përreth. Ky fenomen e bën Abisko një nga vendet më të mira në botë për të dëshmuar vazhdimisht Aurora Borealis.

Një dritare drejt qiellit në Suedi!

Dritat e Veriut janë tërheqja kryesore e Abisko gjatë muajve të dimrit, por mikroklima gjithashtu ofron edhe ngjarje të tjera spektakolare të motit, të tilla si "harqet e hënës" shumë të rrallë, të njohur gjithashtu si ylberë hënor dhe halo hënore, të cilat ndodhin kur drita e hënës reflektohet dhe përthyhet përmes pikave të ujit dhe kristalet e akullit në ajrin që rrethojnë vrimën blu./M.K/drtiare.net