Na ndiqni edhe në

Bota

Nis shpërndarja e vaksinave Covax

Nis shpërndarja e vaksinave Covax

Gana,shteti afrikan është bërë vendi i parë në botë që merr vaksinat kundër koronavirusit përmes iniciativës Covax. Programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) synon të sigurojë që vaksinat do të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjitha kombet. Covax po synon të shpërndajë rreth dy miliardë doza në mbarë botën deri në fund të vitit. Kjo skemë ka mbledhur deri tani 6 miliardë dollarë por do t’i duhen edhe të paktën 2 miliardë dollarë të tjerë për të përmbushur qëllimin për vitin 2021. Në listën e shteteve që do të marrin doza të vaksinave nga Covax përfshihet edhe Shqipëria. Nga 190 shtete në Kombet e Bashkuara, 92 prej tyre do të përfitojnë nga kjo skemë. Covax është përballur me shumë kritika për hapat e ngadaltë që po ndërmerr. Në një deklaratë të përbashkët, OBSH dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët (Unicef) thanë se kjo ngjarje ishte shumë e rëndësishme. Deklarata e përbashkët që ata dhanë sot, shprehte se dërgesa në Gana përfaqësonte "fillimin e asaj që do të jetë operacioni më i madh i furnizimit të vaksinave në histori". /S.F.-dritare.net