 
		                       Ngjarje e rëndë në Greqi/ 45-vjeçari digjet për së gjalli!
		                        	E Mërkurë  16 Qershor 2021, 10:10
		                            
		   	    			Dritare.net

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Katerini të Greqisë. Një burrë ështl gjetur i djegur, ndërsa në kokë i kishin vendosur një kapuç dhe e kishin lidhur në një shtyllë.
Ngjarja është regjistruar një ditë më parë ku policia e Katerinit mori një telefonatë nga një banor i Kallitheas duke u shpjeguar se ka gjetur një kufomë pranë varrezave të zonës.
Ekzaminimi fillestar zbuloi se burri ishte djegur i gjallë. Sipas mediave vendase raportohet se viktima është një 45-vjeçar i varur nga lëndët narkotike./dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       