Na ndiqni edhe në

Bota

Nga Musk, te Bezos dhe Zuckerberg. Miliarderët në ceremoninë e betimit të Trump-it!

Nga Musk, te Bezos dhe Zuckerberg. Miliarderët në ceremoninë e

Emra të mëdhenj të teknologjisë ishin në rreshtin e parë të të ftuarve në ceremoninë e betimit të Donald Trump-it si presidenti i 47-të të SHBA-së, duke zhvendosur politikanë apo personalitete të tjera në rreshtin e dytë dhe të tretë.

Në fakt, nëse do të mblidhnim pasuritë e tyre, do të arrinim shumë afër shumës mitike prej një trilion dollarësh, edhe me vlerësimet tashmë të vjetruara të revistës Forbes për njerëzit më të pasur në botë.

Megjithatë, prania e tyre dërgon gjithashtu një mesazh të fuqishëm për shumë marrës. Për Trump-in, kjo është një provë se ai dëshiron të vendosë Amerikën në vend të parë, siç bëjnë shumë nga këta super të pasur. Për pjesën tjetër të botës, është një tregues se ku është zhvendosur pushteti këto ditë.

I pari dhe kryesori është Elon Musk, i cili ka qenë në krah të Trump-it që nga vera. Nëse asgjë nuk ndryshon, ai do të ketë në dispozicion edhe Departamentin e Efiçencës Qeveritare (Doge).

Pranë tij ishte CEO i Google, Sundar Pichai, ndërsa i pranishëm në ceremoni ishte edhe njëri nga dy themeluesit e Google, Sergey Brin.

Jeff Bezos i Amazon ishte gjithashtu në Capitol Hill, një tjetër person që kohët e fundit ka mbajtur marrëdhënie të mira me Trump.

Nga Musk, te Bezos dhe Zuckerberg. Miliarderët në ceremoninë e

Mark Zuckerberg i Metës kishte gjithashtu një ulëse në rreshtin e parë, ashtu si CEO i Apple, Tim Cook. Të dy kishin bërë donacione për fondin e inaugurimit ditët e fundit.

Mes të ftuarve ishte CEO i TikTok-ut, Suh Chu, që me shumë mundësi i detyrohet Trump-it për shpëtimin e kompanisë në SHBA-së, pasi ligji i bllokimit u zbatua dje.

Një tjetër nga njerëzit më të pasur në botë është parë gjithashtu, Bernard Arnault i LVMH, prania e të cilit është më diskrete në krahasim me manjatët e Silicon Valley. Vetëm këta katër, Musk, Bezos, Mark Zuckerberg dhe Arnault kanë një pasuri prej 800 miliardë dollarësh./K.C/dritare.net