Nga mbledhjet e qeverisë te bisedat e përditshme, sa i sigurtë është komunikimi përmes aplikacionit Zoom?
Dritare.net
Zoom, është aplikacioni që përdoret për të komunikuar me video me shumë persona njëkohësisht. Tani që një pjesë e mirë e botës, po punon nga shtëpia, dhe ndodhet në karantinë ky aplikacion është shkarkuar me mijëra herë. Madje, në javën që po lemë pas, kryeministri britanik, Boris Johnson, shpërndau në rrjetet sociale, një foto të tij, në një video-konferencë me kabinetin qeveritar, që kryhej përmes këtij aplikacioni. Kjo hodhi dyshimet se sa i sigurtë është ky aplikacion, sidomos kur bëhet fjalë për mbledhjet qeveritare.
Por krijuesit e këtij aplikacioni, reaguan ashpër për dyshimet e hedhura. Në një prononcim për BBC, ata u shprehën se për ta është shumë e rëndësishme siguria e të dhënave të çdo kujt që e përdor këtë aplikacion.
Zoom në të kaluarën ka pasur mjaft të meta, sa u takon çështjeve të sigurisë. Mes tyre, ky aplikacion largonte nga mbledhjet, përmes videove, të pranishmit. Pra shkëpuste lidhjen me njërin apo disa prej tyre. Por sot ekspertet, mendojnë se aplikacioni është i sigurtë. Ato rekomandojnë që çdo kush që do të përdorë këtë aplikacion, nuk duhet t’i kalojë thjeshtë ‘kushtet e privatësisë’. Por t’i lexojnë e më pas t’i konfirmojnë.
Prof Alan Woodward, një shkencëtar i kompjuterëve në Universitetin Surrey, u shpreh se nuk ka asnjë provë deri tani, që të vërtetojë hipotezat e hedhura në lidhje me cënimin e privatësisë nga ky aplikacion. Megjithatë ai sugjeron që të përdoren aplikacione që janë të testuara dhe të provuara. Në mbledhjet e rëndësishme të qeverisë, shprehet ai, për shkak të privatësisë, komunikimi virtual është realizuar përmes Microsoft Team.
Zoom, është krijuar në 2011 nga inxhinieri kinez i softuerit Eric Yuan.
Që atë kohë ky aplikacion ka zënë vendin e parë, përballë konkurrentëve, Skype dhe Microsoft Team. Është falas për këdo. Suksesi i këtij aplikacioni, është shumë vjeçar, por së fundmi akoma më tepër, për shkak të nevojës së theksuar.
Sa i sigurtë është aplikacioni Zoom?
Nëse ju aprovoni kushtet që ju kërkohen që në fillim, atëherë ky aplikacion ka aftësinë të monitorojnë disa veprime. Si përshembull, të shikojë sa minuta zgjat komunikimi, apo nëse regjistron ndonjë telefonatë përmes video-komunikimit me këtë aplikacion. Madje administratorët e Zoom, mund të hyjnë edhe në përmbajtjen e takimeve, të gjurmojnë të dhënat e vendndodhjes dhe informacionin e pajisjes që përdor secili përdorues./L.F-dritare.net