
Netanyahu: Në 7 tetor, Hamasi përdhunoi gra e fëmijë!
Dritare.net

Benjamin Netanyahu ka akuzuar grupet e të drejtave të njeriut se po heshtin ndaj përdhunimeve që janë kryer nga Hamasi, gjatë masakrës së 7 tetorit.
Në një konferencë për shtyp, kryeministri izraelit akuzoi komunitetin ndërkombëtar për minimizimin e sulmeve dhe injorimin e tyre. Ai tha se pret që të gjithë udhëheqësit e civilizuar, qeveritë, kombet të flasin kundër kësaj mizorie.
"Unë u them organizatave të të drejtave të grave, organizatave të të drejtave të njeriut, ju keni dëgjuar për përdhunimin e grave izraelite, mizoritë e tmerrshme, gjymtimin seksual, pse heshtni?", deklaroi ai.
Po ashtu edhe presidenti amerikan, Joe Biden i ka konsideruar raportet e dhunës seksuale të tmerrshme dhe i kërkoi botës të dënojë mizorisë. Biden po ashtu i bëri thirrje botës që të dënojë aktet e Hamasit pa ekuivokim dhe pa përjashtim. Ai gjithashtu theksoi se refuzimi i Hamasit për të liruar pengjet, i dha fund një marrëveshjeje të përkohshme armëpushimi.
Ministria e Drejtësisë e Izraelit thotë se viktimat u torturuan, u keqtrajtuan fizikisht, u përdhunuan, u dogjën të gjallë dhe u copëtuan, megjithatë Hamasi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se personat e armatosur kanë kryer sulme seksuale./M.K-dritare.net

















