
Netanyahu: Kthimi i pengjeve, një mision i shenjtë dhe suprem!
Dritare.net

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e konsideron kthimin e izraelitëve të marrë peng nga Hamasi, më një mision të shenjtë dhe suprem.
"Kthimi i pengjeve tona është një mision i shenjtë dhe suprem, për të cilin jam i përkushtuar. Ne nuk do të heqim dorë nga misioni për t'i kthyer ata, dhe është përgjegjësia ime si dhe e kabinetit të luftës," tha ai.
Kryeministri premtoi se nuk do të ndalonte së luftuari derisa qeveria izraelite t'i kthente në shtëpi dhe të shkatërronte Hamasin. Por kohët e fundit, tensionet kanë vluar pasi familjet e frustruara të pengjeve kërkojnë përgjigje nga qeveria për fatin e tyre dhe një marrëveshje për lirimin e tyre, citon CNN.
Deri më tani, vetëm një pjesë e vogël e familjeve janë takuar me Netanyahun, duke zemëruar qindra të afërm të tjerë të pengjeve të cilët thonë se qeveria nuk po bën mjaft për t'i liruar ata./M.K-dritare.net

















