Netanyahu: Irani do ta paguajë rëndë sulmin ndaj Izraelit!
Dritare.net
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu thotë se Irani do ta paguajë sulmin me rreth 180 raketa në Izrael të martën. Shumë prej raketave arritën të kapeshin nga sistemi i sigurisë së Izraelit. Por një palestinez u vra në Bregun Perëndimor ndërsa u godit një shkollë në Izraelin qendror dhe një restorant në Tel Aviv.
Irani tha se ky sulm ishte në përgjigje të akteve agresive të Izraelit, duke përfshirë vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Çfarë po ndodh mes Izraelit dhe Iranit!
Të martën, Izraeli nisi pushtimin tokësor të Libanit.
Ushtria izraelite tha se trupat kishin filluar sulme të kufizuara, të lokalizuara dhe të synuara kundër objektivave terroriste të Hezbollahut në fshatrat kufitare libaneze. Hezbollahu pretendoi herët të mërkurën se kishte zmbrapsur me sukses një inkursion të këmbësorisë izraelite.
Më vonë të martën, Irani përgatiti një sulm me raketa ndaj Izraelit.
Pas marrjes së raporteve për një sulm raketor të afërt iranian, IDF u kërkoi izraelitëve të shkonin në hapësirat e mbrojtura nëse dëgjoheshin sirenat.
Të shtëna masive në Tel Aviv.
Ndërsa Izraeli përgatitej për sulmin iranian, persona të armatosur hapën zjarr në një rrugë në Tel Aviv, duke vrarë të paktën shtatë njerëz dhe duke plagosur disa të tjerë. Policia tha se dy sulmuesit u "neutralizuan"
Irani më pas nisi një sulm masiv me raketa mbi Izraelin.
Netanyahu tha se Irani do të hakmerrej.
Kryeministri izraelit tha se vendi i tij ishte i vendosur të hakmerrej, duke shtuar se Teherani "bëri një gabim të madh me sulmin ndaj Izraelit".
Joe Biden përsëriti mbështetjen e SHBA për Izraelin./L.F-dritare.net