Netanyahu i kërkon falje izraelitëve pas vrasjes së 6 pengjeve nga Hamasi
E Hënë 2 Shtator 2024, 21:09
Dritare.net
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi falje popullit izraelit që nuk mundi t’i kthente gjallë gjashtë pengjet, trupat e të cilëve u gjetën nga Gaza të shtunën.
Ndërkohë demonstrata dhe një grevë e përgjithshme janë zhvilluar sot në të gjithë Izraelin për të kërkuar që qeveria të pajtohet me një marrëveshje për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Duke folur për mediat në Jerusalem, ai thotë se "ishim shumë afër, gati atje" për t'i sjellë ata të gjallë në shtëpi.
Ai shton: "Dhe dua të përsëris edhe një herë këtë mbrëmje, Izraeli nuk do të kalojë në agjendën normale pas asaj masakre. Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë për të."/K.C/dritare.net