
Nëse ndihesh e pashpresë duhet të lexosh patjetër mesazhin që Jennifer Garner ka për ty!
Dritare.net
Jennifer Garner ka një mesazh për të gjitha gratë e vajzat që në këto çaste ndihen të pashpresa dhe të trishtuara. Një fanse i ka komentuar aktores së famshme në një foto që ajo hodhi në Instagram, ku tregoi 9 fazat që po kalonte ndërsa ishte në karantinë. Fansja i shkroi aktores:
“Do të dëshiroja ta kisha dhe unë lumturinë dhe ndjenjën e sigurisë. Nuk e them këtë me inat, sepse ti përfaqëson veten si person i mirë dhe i sjellshëm. Por sepse unë më në fund kam marrë guximin t'i them burrit tim që të ndahemi pas disa vitesh abuzimi emocional dhe ndihem sikur nuk do ta gjej kurrë lumturinë ose sigurinë. Ai është shumë hakmarrës dhe i fortë dhe nuk kam asgjë dhe askënd. Pse po ia them këtë një të huaje? Unë vërtet nuk e di.”
Ndërsa aktorja e befasoi fansen me një mesazh zemre, plot shpresë për të ardhmen.
"Zemra jote duket e rënduar, me vjen shumë keq. Për fat të mirë ti ke gra të fuqishme në anën tënde, duke të kujtuar forcën dhe vlerën që ke. Shpresoj që të jesh në gjendje të qetësosh mendjen dhe zemrën me lutje, meditim, ushtrime dhe art. Buzëqeshja do të kthehet dhe me të vërtetë ia vlen të luftosh. Deri atëherë, ke gjithë dashurinë time.”, shkroi Jennifer./K.C/dritare.net

















