Na ndiqni edhe në

Bota

Nën hetim për korrupsion, ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi

Nën hetim për korrupsion, ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, është larguar nga vendi drejt një destinacioni të panjohur, disa javë pasi u përfshi në një hetim për dyshime për korrupsion. 82-vjeçari Juan Carlos ia njoftoi largimin përmes një letre, djalit të tij Felipe të cilit ia dorëzoi pushtetin gjashtë vjet më parë. Ai tha se do të jetë në dispozicion nëse prokurorët do të duan ta intervistojnë.

Nën hetim për korrupsion, ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi

Në muajin qershor, Gjykata Supreme e Spanjës nisi një hetim mbi dyshimin e përfshirjes së Juan Carlos në kontratën për një projekt hekurudhor në Arabinë Saudite. Është e paqartë se ku është Carlos, por sipas medieve spanjolle, ai ndodhet në Republikën Domenikane. Është një ikje poshtëruese për një mbret që dikur ishte i vendosur që të bënte histori si udhëheqësi që drejtonte me shkathtësi Spanjën, nga diktatura në demokraci pas vdekjes së gjeneralit Franco në 1975-ën./K.C/dritare.net

Nën hetim për korrupsion, ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi