
Në Teksas, bëhet detyrim vendosja e maskave në publik
E Premte 3 Korrik 2020, 08:08
Dritare.net
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka urdhëruar që maskat e fytyrës të mbahen në publik si masë mbrojtëse kundër koronavirusit
Direktiva vlen për qarqet që regjistrojnë më shumë se 20 raste pozitive me Covid-19, në ditë, informon dritare.net.
Teksasi ka arritur një rekord të mërkurën ku janë regjistruar më shumë se 8,000 raste të reja, nga rreth 2,400 dy javë më parë.
Në të gjithë Amerikën ka pasur 2,7 milionë të infektuar dhe më shumë se 128,000 vdekje./E.B-dritare.net

















