
Në SHBA nga 19 prilli, do të vaksinohet çdo i rritur!
Dritare.net
Presidenti amerikan Joe Biden e cilësoi një sukses procesin e vaksinimit në SHBA. Ai njoftoi së fundmi se të gjithë të rriturit amerikanë do të kenë mundësi të vaksinohen nga 19 prilli. Biden tha se administrimi i 4 milionë dozave në një ditë të vetme në SHBA ishte një moment historik. Por këto përpjekje vijoi më tej Biden, kërcënohen nga rritja e rasteve në shumë shtete në të gjithë shtetet amerikane, ndërsa vijojnë të përhapen variante të reja. Biden tha se kombi vijon të jetë në garë për jetë e vdekje kundër virusit. Shtëpia e Bardhë ka thënë se më shumë se 40% e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë. Më shumë se 75% e amerikanëve mbi moshën 65 vjeç janë vaksinuar, tha Biden, duke e quajtur këtë një "kthesë dramatike" në luftën e vendit kundër virusit./L.F-dritare.net

















