
Në ditën e lindjes Meghan Markle bën bashkë të famshmit, në një nismë për gratë
Dritare.net
Meghan Markle feston sot ditën e lindjes. Megjithatë mbretërorja as në këtë ditë të veçantë nuk e ka mbajtur punën larg. Duke folur në një video të shpërndarë në faqen e internetit Archewell këtë pasdite, Meghan-it i shkëlqente fytyra nga lumturia pasi aktorja e Bridesmaids, Melissa McCarthy e ndihmoi atë të lançonte fushatën e saj "40x40" të mbështetur nga të tjerë të famshëm.
Mes të qeshurave me shoqen e saj të re, Meghan që doli për herë të parë në publik pas lindjes së Lilibet dy muaj më parë tha se ajo dëshiron që njerëzit në të gjithë botën të angazhohen për t’i dhënë asaj 40 minuta nga koha e tyre për të mbështetur gratë që kthehen në punë. Kishte shumë të famshëm që po e dëgjonin Dukeshën e Sussex, mes tyre këngëtarja Adele, poetja Amanda Gorman, Sophie Gregoire Trudeau, gruaja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau dhe stilistja Stella McCartney, të gjitha mikesha të Dukës dhe Dukeshës Sussex.
Videoja u filmua në të njëjtën studio ku Harry filmoi serinë e fundit të shëndetit mendor të Apple TV me Oprah. As prezenca e Harry-t nuk mungoi në këtë takim të rëndësishëm.
Megjithëse ai zgjodhi mënyrën më argëtuese për të dalë. Ndërsa Meghan fliste me Melisën, Harry shihet teksa luan jashtë në kopsht. Dhe të dyja u shkrinë së qeshuri./K.C/dritare.net
View this post on Instagram

















