
Ndryshimi i klimës/ Bota me më shumë ditë të nxehta çdo vit!
Dritare.net
Numri i ditëve jashtëzakonisht të nxehta çdo vit kur temperatura arrin 50 gradë C është dyfishuar që nga vitet 1980, ka zbuluar një analizë globale e BBC.
Ato gjithashtu po ndodhin tani në më shumë zona të botës se më parë, duke paraqitur sfida të pashembullta për shëndetin e njeriut dhe mënyrën se si jetojmë. Numri i përgjithshëm i ditëve mbi 50 gradë Celsius është rritur në çdo dekadë që nga viti 1980. Mesatarisht, mes viteve 1980 dhe 2009, temperaturat kaluan 50 gradë C rreth 14 ditë në vit.
Numri u rrit në 26 ditë në vit midis 2010 dhe 2019.
Në të njëjtën periudhë, temperaturat prej 45 gradë C dhe më lart ndodhën mesatarisht dy javë shtesë në vit. "Rritja mund t'i atribuohet 100% djegies së lëndëve djegëse fosile," thotë Dr Friederike Otto, drejtor i asociuar i Institutit të Ndryshimit të Mjedisit në Universitetin e Oksfordit.
Ndërsa e gjithë bota nxehet, temperaturat ekstreme bëhen më të mundshme. Nxehtësia e lartë mund të jetë vdekjeprurëse për njerëzit dhe natyrën,si dhe të shkaktojë probleme të mëdha në ndërtesa, rrugë dhe sisteme energjetike./M.T/dritare.net

















