Ndodh një herë në 50 vjet/ Përmbytjet ekstreme përfshijnë Australinë!
E Hënë 22 Mars 2021, 09:09
Dritare.net
18,000 australianë janë evakuuar nga përmbytjet në Uellsin e Ri Jugor ndërsa shiu i madh vazhdon të godasë bregun lindor. Përmbytjet e rrëmbyeshme kanë bërë që lumenjtë dhe digat të shpërthejnë rreth Sidneit. Zyrtarët thonë se kjo është një ngjarje që ndodh një herë në 50 vjet. Deri më tani fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë dhe zyrtarët e quajnë një mrekulli duke pasur parasysh katastrofën e madhe që po kalojnë.
Në zonat e prekura ka pasur dëme të mëdha. Shumë prej komuniteteve që janë prekur tani nga përmbytjet ishin prekur nga zjarret dhe thatësira verën e kaluar. Në pak kohë vendi ka përjetuar kushte ekstreme të motit nga vera me zjarre në dimër me përmbytje, në një kohë pandemie./L.F-dritare.net