
Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare, nëna e kryeministrit Boris Johnson!
Dritare.net
Nëna e kryeministrit britanik Boris Johnson ka ndërruar jetë në moshën 79 -vjeçare. Boris Johnson dikur e përshkroi nënën e tij, e cila ishte piktore, si “autoriteti suprem” në familje.
Charlotte Johnson Wahl, e ëma e Johnson ka ndërruar jetë në spital. Në moshën 40 vjeçare, ajo u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit.
Djali i saj Boris e quajti atë "autoriteti suprem" i familjes së tij. Në fund të vitit 2019, duke folur me delegatët e partisë konservatore me rastin e fjalimit të tij të parë si kryeministër, Johnson përmendi nënën e tij si atë që e kishte mësuar të besonte në "rëndësinë e barabartë, dinjitetin e barabartë, vlerën e barabartë të çdo qenieje njerëzore në planet ”, duke sqaruar se Charlotte Johnson-Wahl kishte votuar në favor të Brexit në referendumin e vitit 2016./M.T/dritare.net

















