Na ndiqni edhe në

Bota

Ndahet nga jeta babai i Jennifer Aniston!

Ndahet nga jeta babai i Jennifer Aniston!

Ylli i "Friends" Jennifer Aniston, ka lajmëruar ditën e sotme se babai i saj John ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Aktorja e ka bërë lajmin të ditur përmes një postimi në Instagram. Duke ndarë një foto bardh e zi të dyshes kur ishte foshnjë, Jennifer, 53 vjeç, shkroi:

"Babai im i ëmbël, John Anthony Aniston. Ti ishe një nga njerëzit më të bukur dhe më të mirë që kam njohur ndonjëherë. Jam shumë mirënjohëse që u ngritët në qiell në paqe - dhe pa dhimbje. Do të të dua deri në fund të jetës", shkori ajo.

John ishte një aktor më i njohur për rolin e tij si Victor Kiriakis në telenovelën 'Days of Our Lives' – të cilën ai e kishte luajtur që nga viti 1985. Ai kishte dy fëmijë me ish-gruan e tij Nancy Dow, e cila vdiq në vitin 2016, vajzën Jennifer dhe djalin Alexander me gruan e tij të dytë Sherry Rooney. John u nda nga Nancy në vitin 1979 pas 11 vitesh martesë, kur Jennifer ishte vetëm 10 vjeç.

Ai kishte një marrëdhënie të vështirë me Jennifer, por në vitin 2020 u raportua se ajo po i telefononte çdo ditë në kulmin e pandemisë së koronavirusit. Një burim tha në atë kohë: "Jen e fali babain e saj që u largua shumë kohë më parë. Por marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e saj. Jennifer nuk foli me të për shumë vite. Por që nga kriza e koronavirusit ajo ka qenë në telefon me të pothuajse çdo ditë. Dhe jo vetëm biseda të shkurtra. Është sikur ajo e ka kuptuar se jeta është shumë e shkurtër dhe ajo dëshiron që marrëdhënia e saj me John të jetë sa më e mirë. Ai është i emocionuar që ata janë pajtuar," tha një burim pranë aktores së njohur./EW/M.K/dritare.net