Na ndiqni edhe në

Bota

Modelja e njohur gjendet e vrarë në apartamentin e saj!

Modelja e njohur gjendet e vrarë në apartamentin e saj!

Modelja e njohur në Instagram, Miss Mercedes Morr është gjetur e vdekur në apartamentin e saj. Sipas autoriteteve, 33-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Janae Gagnier,është mbytur për vdekje në apartamentin e saj në Teksas.

Policia ka gjetur gjithashtu trupin e vrasësit të dyshuar, një 34-vjeçar i cili mendohet se është vetëvrarë duke goditur veten me thikë.

Në apartamentin e modeles nuk u gjetën shenja të hyrjes me forcë dhe nuk mendohet se ka patur lidhje midis të dyshuarit dhe viktimës. Motra e të resë London, mendon se motivi mund të ketë qenë thjesht sepse vrasësi mund ta ketë përndjekur.

Modelja ishte shumë e famshme në rrjetet sociale, me më shumë se 2.5 milionë ndjekës në Instagram./M.M-dritare.net