Na ndiqni edhe në

Bota

Miratohet marrëveshja për pensionet në Itali, përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë

Miratohet marrëveshja për pensionet në Itali,

Dhoma e Deputetëve në Parlamentin italian ka miratuar marrëveshjen ndërmjet Republikës së Italisë dhe Republikës së Shqipërisë për sigurimet shoqërore të bërë në Romë më 6 Shkurt 2024.

Marrëveshja rregullon pensionet dhe përfitimet e papunësisë, sëmundjes dhe lehonisë për ata që janë ose kanë qenë të punësuar ose të vetëpunësuar në të dy shtetet.

Më konkretisht, marrëveshja në fjalë parashikon që shtetasit shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në Itali, si dhe italianët që punojnë e derdhin kontribute në Shqipëri do t’u njihen vitet e punës për efekt pensioni dhe përfitimesh të tjera sociale.

Janë pothuajse 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali që pritet të përfitojnë nga njohja e pensioneve.

Kjo është hallka e parafundit para se marrëveshja e nënshkruara mes dy qeverive të hyjë në fuqi, pasi më parë duhet të miratohet edhe nga Senati.

Italia dhe Shqipëria firmosën marrëveshjen për sigurimet shoqërore pas 15 vitesh negociata, nga e cila do të përfitojnë pensionet shqiptarët që punojnë në Itali por dhe shtetasit italianë që punojnë në Shqipëri.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë më 6 shkurt 2024 nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani./dritare.net