
Ministria e Shëndetësisë fsheh numrin e vdekjeve nga Covid-19, trefish më shumë viktima në Iran
E Hënë 3 Gusht 2020, 08:08
Dritare.net
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Iran është gati trefishi, në krahasim me raportimet nga Ministria e Shëndetësisë, ka zbuluar një hetim i shërbimit persian në BBC. Sipas të dhënave të qeverisë iraniane, pothuajse 42,000 njerëz vdiqën me simptoma të Covid-19 deri më 20 korrik, kundrejt 14.405 të raportuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Numri i njerëzve që dihet se janë të infektuar është pothuajse dyfish nga shifra zyrtare: 451,024 në krahasim me 278.827. Tashmë Irani është vendi më i goditur nga virusi, në Lindjen e Mesme./K.C/dritare.net

















