Na ndiqni edhe në

Bota

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher i lajnë fëmijët e tyre shumë rrallë, ose në një mënyrë të çuditshme

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher i lajnë fëmijët e tyre shumë

Falë një videoje gazmore që Ashton Kutcher postoi të mërkurën në llogarinë e tij në Instagram, ku kishte pamje të gruas së tij Mila Kunis duke qëndruar në banjë ndërsa fëmijët e tyre po bënin dush.

Kjo ka rëndësi sepse çifti nisi debatin e madh pasi ata zbuluan muajin e kaluar gjatë një interviste se ata nuk janë të prirur të lahen shpesh në shtëpinë e tyre, sidomos fëmijët e tyre.

Mila Kunis dhe bashkëshorti i saj Ashton Kutcher pranuan se nuk i lajnë fëmijët e tyre çdo ditë. Gjatë një interviste ata u shprehën se rutina e fëmijëve të tyre, Wyatt Isabelle dhe Dimitri Portwood lidhur me dushin nuk është e përditshme, por vetëm atëherë kur duket ndonjë papastërti.

“Kam qenë lloji i prindit që nuk i ka larë thuajse kurrë fëmijët e porsalindur”, shton Mla.
Ndërsa aktori thotë se “kjo i ka bërë më të fortë tani që janë rritur”.

“Nëse shihni papastërti, lajini. Në të kundërt, nuk ka pse”, shprehet Ashton. Kunis thotë se e lan fytyrën dy herë në ditë. Ndërkohë, duket se Monica Padman nuk ndante të njejtin mendim me të ftuarit e saj./M.T/dritare.net