Na ndiqni edhe në

Bota

Mercenari i Wagner vret vajzën 4-vjeçare të gruas së tij

Mercenari i Wagner vret vajzën 4-vjeçare të gruas së tij
Në qytetin e Lipetsk, u ngrit një kallëzim penal kundër një 31-vjeçari i dyshuar për vrasjen e një vajze katër vjeçare. Mediat ruse raportuan se burri mund të ketë luftuar në Ukrainë si anëtar i grupit mercenar Wagner.

Komiteti Hetues i Rusisë njoftoi zyrtarisht se një natë më parë “i dyshuari në gjendje të dehur” i ka shkaktuar lëndime trupore vajzës gjatë një mosmarrëveshjeje me gruan e tij. Pas ngjarjes janë thirrur mjekët dhe kanë konstatuar vdekjen e fëmijës. Komisioni Hetimor nuk ka dhënë asnjë informacion për identitetin e të dyshuarit.

Sipas kanaleve në Telegram, Baza dhe Ostorozno Novosti, emri i të dyshuarit është Vladimir V. Ai u rekrutua nga organizata mercenare Wagner në prill. Sipas kanaleve në aplikacionin Telegram, në fund të gushtit ky burrë u kthye në shtëpi për pushime dhe jetonte me gruan e tij Tatiana, por më 1 tetor ata patën një grindje, për shkak të së cilës Vladimir fillimisht goditi gruan e tij disa herë dhe më pas ai filloi të rrihte Ekaterinën e vogël, vajzën që gruaja e tij kishte nga një martesë e mëparshme. Vajza më vonë vdiq nga plagët në kokë. Ky nuk është raporti i parë i krimeve të kryera nga mercenarët e Wagner, disa prej të cilëve ishin ish të burgosur. Sipas vlerësimeve të përafërta, dhjetëra mijëra të burgosur Wagner u rekrutuan në kolonitë e burgjeve në Ukrainë. Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin propozoi një minutë heshtje në kujtim të tyre./K.C/dritare.net