Na ndiqni edhe në

Bota

Meloni dhe çështja Almasri: Hetimi në dëm të kombit italian

Meloni dhe çështja Almasri: Hetimi në dëm të kombit

“Ajo që po ndodh është dëm për kombin, për mundësitë e tij dhe kjo më çmend." Kështu tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke folur për hetimin që është hapur ndaj saj si e dyshuar për rastin e lirimit të gjeneralit libian Osama Almasri.

"Bota i është rikthyer përqendrimit tek Italia, te kompanitë tona, ka diçka që ka ndryshuar. Ka një qeveri që përpiqet të krijojë kushtet e besueshmërisë dhe stabilitetit. Në këtë skenar dje u gjeta në faqen e parë të Financës. Nëse në Itali qytetarët e kuptojnë në mënyrë perfekte se çfarë po ndodh, jashtë nuk është e njëjta gjë”.

"Disa gjyqtarë duan të vendosin politikat industriale, mjedisore, të imigracionit, si të reformojnë drejtësinë. Ata duan të qeverisin vetë. Por ka një problem, nëse unë bëj një gabim, italianët më dërgojnë në shtëpi. Nëse ata bëjnë një gabim, askush nuk mund të bëjë ose të thotë gjë. Nëse disa gjyqtarë duan të qeverisin, epo le të garojnë. Italianëve u them: përderisa jeni ju atje, jam edhe unë këtu, nuk kam ndërmend të heq dorë nga asnjë centimetër të paktën derisa të di që shumica e italianëve janë me mua.", ritheksoi kryeministrja italiane./K.C/dritare.net