Na ndiqni edhe në

Bota

Meghan Markle u ndje e pambrojtur nga mbretëria, gjatë betejave ligjore me mediat

Meghan Markle u ndje e pambrojtur nga mbretëria, gjatë betejave

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, është ndjerë e pambrojtur nga institucioni i mbretërisë dhe u ndalua të mbrohej nga sulmet mediatike gjatë shtatzënisë së saj, sipas dokumenteve të gjykatës.

Gazetat që janë pjesë e veprimit juridik të Meghan, Mail on Sunday dhe Mail Online, kanë publikuar artikuj me pjesë të një letre që ajo i dërgoi babait të saj në vitin 2018.

Dukesha i ka paditur për shkelje të privatësisë dhe shkelje të së drejtës së autorit, ndërkohë që botuesit mohojnë pretentimet e saj.

Ende nuk është caktuar data e gjykimit por detajet po vazhdojnë të dalin në dritë nga negociatat ligjore midis palëve./E.B-dritare.net