Na ndiqni edhe në

Bota

Meghan Markle nderon në fshehtësi viktimat e masakrës në Teksas!

Meghan Markle nderon në fshehtësi viktimat e masakrës në

Meghan Markle ka bërë një dalje të papritur publikisht. E tronditur nga sulmi vrasës i maniakut Salvador Rolando Ramos, 18 vjeç, në shkollën fillore në Ovalde të Teksasit, Markle vizitoi memorialin e improvizuar pranë vendit të masakrës së 19 fëmijëve dhe dy mësuesve, duke lënë një buqetë me trëndafila të bardhë.

Dukesha e Sussex-it, e cila tani jeton në Kaliforni me bashkëshortin e saj Princin Harry dhe dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, ka bërë një vizitë në Teksas për të nderuar viktimat e pafajshme. Meghan dukej e ngarkuar emocionalisht dhe siç tha ajo ka vizituar vendin e tragjedisë si nënë, e vetme.

Meghan Markle ka nderuar viktimat dhe ka vendosur një buqetë me trëndafila të bardhë paqes.

Ajo u ndal gjithashtu në një qendër komunitare Uvalde, ku po organizohet një nismë për dhurimin e gjakut, si dhe dhuroi ushqim.

“Ajo nuk donte që askush ta dinte se kush ishte ajo”, tha një vullnetar për DailyMail/Xh.Xh/dritare.net