
Meghan Markle feston ditëlindjen/ Nuk mungon as urimi i Mbretëreshës!
Dritare.net
Ditën e sotme Dukesha e Sussex, Meghan Markle, feston ditëlindjen e saj të 39-të.
Pas largimit nga familja mbretërore, marrëdhënia e saj dhe princ Harry-t me mbretëreshën Elizabet ishte krisur, madje burime pranë tyre thanë se ata nuk flisnin fare. Por mesa duket gjithçka ka ndryshuar, pasi ditën e sotme mbretëresha vendosi ta urojë publikisht Meghan Markle për ditëlindje dhe e quajti atë Dukeshën e Susexx.
Në profilin zyrtar Royal Family, në Instagram, u postua një fotografi e e Mbretëreshës me Meghan Markle, në një event mbretërorë, me një mesazh të ëmbël "I urojmë Dukeshës Sussex gëzuar ditëlindjen!"
Ky urim u pasua nga urimi i Kate dhe William dhe i Princ Charles dhe Dukeshës së Cronwall.
Besohet se pas këtyre urimeve publike nga Mbretëresha dhe antarët e tjerë të familjes mbretërore fshihet synimi për të hedhur poshtë lajmet se familja mbretërore nuk është më e bashkuar./R.P/dritare.net

















