
Meghan Markle do të ketë një fëmijë tjetër me princin Harry
E Hënë 20 Prill 2020, 21:09
Dritare.net
Meghan Markle dhe princi Harry rreth një vit më parë sollën në jetë një djalë, të cilin e quajtën Archie. Për disa ditë, Archie do të festojë 1-vjetorin e lindjes. Ende pa mbushur një vit Archie, Meghan po mendon për një fëmijë të dytë.
Një burim tha për Daily Mail se, gjatë bisedave mes miq, Meghan la të kuptohet se do të bënte një fëmijë të dytë me Harry-n.
Burimi, shok i çiftit tha:
"Me shkaka ajo tha se, Archie ka nevojë për një mik të vogël, përveç qenve. Meghan fliste me shkëlqim në sy për Archie.”
Është e qartë që ky është informacion i dorës së dytë dhe Meghan nuk ka konfirmuar asgjë, por përputhet me raportimet e mëparshme kur u tha se çifti po mendon për një fëmijë të dytë./K.C/dritare.net

















