Me shqiptar po martohet? Dasma e Paris Hilton do të zgjasë 3 ditë!
Dritare.net
Paris Hilton pas fejesë po planifikon një dasmë të gjatë. E gjithë ceremonia do të zgjasë tri ditë. “Do të jetë si një udhëtim tre-ditor. Kam planifikuar shumë, “tha Paris e ftuar në "The Tonight Show". E gjithë dasma do të filmohet, kështu që shoqëruesit do të kenë mundësinë të shohin të gjithë procesin, ceremoninë dhe festat. Do të dalë si seri dokumentare “Paris in Love”. Siç thotë Paris, partneri i saj nuk është kërkues sa ajo, ndaj ndoshta nuk do ta shohim të ndryshojë aq shpesh veshjen, por ajo me siguri do të ndërrohet më shumë se dy herë. Sipas saj, planifikimi i një dasme është gjëja më stresuese që ka bërë deri tani dhe ka ende shumë punë përpara. Ngjan pak me dasmat shqiptare, Paris po të paralajmërojmë se do të lodhesh shumë./M.M-dritare.net