
Me maska e kapele/ Pas shumë kohësh, Princi Harry dhe Meghan Markle shfaqen bashkë në publik
E Diel 12 Korrik 2020, 17:05
Dritare.net
Meghan Markle dhe princi Harry janë fotografuar bashkë, pas një takimi pune në Beverly Hills. Në disa foto të marra nga Daily Mail shihen ish-mbretërorët me maska e kapele për t'u mbrojtur nga koronavirusi dhe dielli i nxehtë.
Ata u fotografuan duke dalë nga një ndërtesë dhe u futën në makinën e tyre.
Meghan kishte veshur një fustan të lehtë, ngjyrë kremi. Veshjen e kishte kombinuar me një palë pupa bezhë me të zezë dhe kapelen prej kashte.
Dukesha e Sussex mbante edhe syze dielli të zeza dhe një çantë të vogël të zezë./K.C/dritare.net

















