
Me lot në sy, Gabriel Garko rrëfen live në televizion se është homoseksual
Dritare.net
Ylli i kinemasë italiane, Gabriel Garko është homoseksual. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori, përmes një rrëfimi emocionues. Ndërsa ishte i ftuari special në episodin e djeshëm të "Big Brother VIP" në Itali, aktori la të kuptojë të vërtetën e tij.
48-vjeçari pati një takim me aktoren Adua Del Vesco, me të cilën ishte fejuar nga 2015-ta në 2018-ën. Garko e zbuloi sekretin e tij përmes një letre drejtuar Adua-s.
“Unë të kam shkruar një letër dhe dua ta lexoj. Adua, Rosalinda (emri i vërtetë i Adua), ti kurrë nuk më thirre Dario (emri i vërtetë i Gabriel Garko) apo jo? Një djalë që unë e zhduka, e vrava dhe dua ta kthej në jetë. Unë e di që ajo që do të them do të jetë një surprizë për ty, jo sepse nuk e di, por sepse nuk e di se çfarë të them këtu. Jetuam së bashku një përrallë të bukur, por ama përrallë. Të kërkoj të bësh, atë që po bëj unë, për të gjetur fëmijën brenda teje. A të kujtohet kur të thashë në Sanremo se doja të bëja sipas kokës sime? Atëherë mora guximin të filloja të jetoja, thashë moshën time reale. Atje, fëmija u kthye në jetë dhe sot më shumë se kurrë dua të të them se nuk mund të gjej më një maskë që të më përshtatet. Adua, ne jetuam një përrallë të lumtur dhe do ta jetoja njëmijë herë sepse ishe ti aty. Tani, pas shumë vitesh, ndihem i lirë më shumë se kurrë dhe dua të jetoj jetën time me ty si mike, siç kemi qenë gjithmonë. Ekziston edhe një histori tjetër që unë e kam jetuar vetëm dhe që shumë e quajnë sekreti i pulcinellës. Problemi nuk është të zbulosh sekretin. Por do të doja të kisha një shans ta zbuloja pse ishte sekret. Dhe do të të tregoj gjënë e fundit. E vërteta do të mbizotërojë mbi çdo shenjë heshtjeje.”- shkruante aktori në letrën e tij./K.C/dritare.net

















