Na ndiqni edhe në

Bota

Me lot në sy, babi i vajzës së rrëmbyer nga Hamasi: Nuk munda ta mbroja!

Me lot në sy, babi i vajzës së rrëmbyer nga Hamasi: Nuk

Babai i një vajze 9-vjeçare të marrë peng nga Hamasi ka thënë për Sky News se po bën gjithçka që mundet për ta rikthejë atë në shtëpi.

Thomas Hand fillimisht mendoi se vajza e tij Emily ishte vrarë më 7 tetor ndërsa më vonë kuptoi se ajo ishte rrëmbyer dhe dërguar në Gaza. Duke përshkruar ditën e sulmeve të Hamasit, ai thotë se u zgjua nga zhurma e bombardimeve dhe shkoi në një strehë, një dukuri mjaft e zakonshme në kibutin izraelit të Be'erit.

Vetëm kur filloi të dëgjonte të shtëna armësh, e kuptoi se diçka ishte ndryshe.

"Kishte rreth 400 terroristë që vraponin nëpër kibucët tanë, duke vrarë dhe qëlluar. Nuk mund të dilja nga shtëpia ime. Nuk mund të shkoja ta shpëtoja," tregoi ai, duke shpjeguar se Emily po qëndronte në një banesë vetëm 200 metra larg.

Duke folur mes lotësh, ai thotë se ndodhet në pikëllim dhe dëshiron t'i thotë vajzës së tij se i vjen keq që nuk mundi ta mbronte./M.K-dritare.net