Na ndiqni edhe në

Bota

Mbreti Charles shkon në kishë për herë të parë, pas diagnozës me kancer!

Mbreti Charles shkon në kishë për herë të parë,

Mbreti Charles është shfaqur për herë të parë në publik, pas diagnostikimit me kancer. Charles është fotografuar së bashku me mbretëreshën, teksa vizitonin kishën në Sandringham, për shërbimin ditën e djeshme në mëngjes. Charles i shoqëruar nga mbretëresha Camilla, drejt rrugës për në kishën e Shën Marisë Magdalenës në një moment shihet duke përshëndetur të pranishmit, përpara se të hynte brenda.

Mbreti Charles shkon në kishë për herë të parë,

Mbreti është duke u rikuperuar në Sandringham pas njoftimit publik për gjendjen e tij ndërsa në fundjavë falënderoi të gjithë mbështetësit që kishin shprehur urimet për shëndetin e tij. Mbreti është këshilluar nga mjekët që të shtyjë detyrat e tij me publikun ndërsa ai i nënshtrohet trajtimit. Buckingham Palace nuk ka zbuluar detaje të mëtejshme në lidhje me sëmundjen e mbretit, por ka thënë se nuk është kanceri i prostatës./M.K-dritare.net