Mbretëresha Letizia feston 48-vjetorin, ja veshjet më të bukura të ikonës së stilit!
Dritare.net

Gruaja me stilin më të bukur në botë, Mbretëresha Letizia festoi 48-vjetorin e lindjes. Letizia iu bashkua familjes mbretërore spanjolle në 2004-ën, kur u martua me mbretin Filip.

Një vit pas martesës, ish-gazetarja u bë nënë e një vajze. Ajo solli në jetë princeshën Leonor, e cila tani është e para në radhë për fronin spanjoll. Felipe dhe Letizia u bënë prindër për herë të dytë në 2007-ën. Ata u bënë me një vajzë të dytë, Infanta Sofia.

Letizia nuk është vetëm mbretëresha e Spanjës, por edhe e stilit dhe sharmit.

Mbretëresha e Spanjës ka ditur gjithmonë të godasë me stilin e saj.

Guximi i saj përsa i përket kombinimeve është për t’u marrë shembull.


Mbretëresha Letizia gjithmonë e ndërmerr pa frikë rrezikun për të eksploruar me modën, nuk ka rregulla për të.


Për nder të mbretëreshës, Dritare.net ka sjellë për ju, veshjet më fantastike të Letizias./K.C/dritare.net















