
Mbretëresha e stilit! Kate Middleton e mrekullueshme sot me fustanin bojë qielli
E Premte 18 Qershor 2021, 20:08
Dritare.net
Kate Middleton ishte sot në një takim me një panel ekspertësh në Shkollën Ekonomike të Londrës për të diskutuar raportin inaugurues të qendrës së saj që i kushtohet fëmijëve.
Ndonëse u shoqërua nga një rrebesh shiu kur po arrinte në shkollë, kjo aspak që nuk ia zbehu bukurinë. Kate kishte veshur një fustan bojë qielli nga LK Bennett dhe taka bezhë.
Ky fustan e tregonte të mrekullueshme Dukeshën e Kembrixhit, e cila kurrë nuk zhgënjen me veshjet e saj. Në fakt në çdo aktivitet Kate shfaqet e kuruar deri në detaj, jo më kot ajo quhet mbretëresha e stilit./K.C/dritare.net

















