Mbajti të fshehur të birin për tri dekada/ Arrestohet 70-vjeçarja suedeze!
Dritare.net
Autoritetet policore në Suedi kanë arrestuar një grua të moshuar që dyshohet të ketë mbajtur djalin e saj të mbyllur në shtëpi për të paktën tri dekada.
Ajo ka mohuar akuzat për fshehjen dhe mbajtjen të mbyllur të djalit të saj, tashmë 40 vjeç.
Ky i fundit është zbuluar nga një i afërm pasi e ëma u sëmur dhe u dërgua në spital, ndërsa është dërgua për kontrolle pasi në trup i janë gjetur shenja dhune. Policia ka mbyllur shtëpinë e tyre në periferi të Stokholmit, për të kryer hetimet e mëtejshme për ngjarjen.
Gruaja, e cila është 70 vjeç, pritet të mbetet në paraburgim ndërsa hetimi vazhdon. Nëse ajo shpallet fajtore, autoritetet parashikojnë burg deri në dhjetë vite. E gjithë ngjarja sipas dëshmive të të afërmëve mund të ketë ndodhur pas humbjes së një fëmije të e moshuara kishte patur dekada më parë./M.M-dritare.net