
Martohet Princesha e Jordanisë, ja pamjet nga dasma e pazakontë!
Dritare.net
Princesha e Jordanisë, Raiyah bint Al Hussein është martuar ditën e sotme me nipin e shkrimtarit dhe poetit, Roald Dahl, Ned Donovan. Ndonëse ata kishin ëndërruar një dasmë gjigante, me shumë njerëz, koronavirusi ua shkatërroi. Ceremonia private u zhvillua në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata pak të ftuar që ishin u ulën në distancë nga njëri-tjetri, ndërsa çifti premtonte dashurinë e përjetshme. Çifti do të martohej në Jordani, në prill, por planet e tyre e shkatërruan për shkak të pandemisë. Për të gjithë ishte surprizë martesa e tyre, pasi nuk e njoftuan datën e re.
Princesha Raiyah është vajza e mbretit të ndjerë, Huseinit dhe Mbretëreshës Noor të Jordanisë, dhe është motra e mbretit Abdullah II, i cili dha bekimin e tij për martesën./K.C/dritare.net

















