
Këngëtari kolumbian Maluma është kapur mat me të dashurën e tij të re. Pas ndarjes nga Natalia Barulich, me të cilën pati një lidhje disavjeçare, një bionde ia ka rrëmbyer zemrën këngëtarit latin.
Ai është fotografuar ditën e djeshme me një vajzë, e cila është e panjohur për publikun, teksa drekonte në New York. Në fotot e shkrepura dyshja dukej shumë e afërt dhe po ia kalonin shumë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Për shkak të pandemisë së Covid-19, ashtu si gjithë të tjerët, edhe Maluma i ka anuluar të gjitha koncertet për këtë vit dhe s'i mbetet gjë tjetër veçse të shijojë këto pushime verore me të dashurën e tij./R.P/dritare.net

















