Na ndiqni edhe në

Bota

Madonna: Dikur nuk duhej të tregoje të pasmet, tani është e kundërta!

Madonna: Dikur nuk duhej të tregoje të pasmet, tani është e

Madonna gëzon një karrierë të suksesshme prej dekadash tashmë, megjithatë e gjitha kjo mund të kishte marrë fund shumë shpejt. E gjitha për shkak të një incidenti.

63 vjeçarja zbuloi incidentin gjatë një interviste që dha për “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. Ajo shpjegoi se performanca e saj gjatë ‘MTV Video Music Aëards’ në 1984 mund t’i kishte kushtuar shumë.

Kur këngëtarja, 26 vjeç asokohe u ngjit në skenën e MTV për të performuar, pësoi një incident në veshje duke treguar më shumë seç duhet.

“Ishin ditët kur nuk duhej të tregoje të pasmet për të pasur një karrierë. Tani është e kundërta”, vazhdoi ajo duke shtuar se përfaqësuesit e saj në prapaskenë e konsideruan karrierën e saj të marrë fund pas incidentit.

Mesa duket e patën gabim. Madonna vazhdon të ngelet një ikonë./M.K/dritare.net