Na ndiqni edhe në

Bota

Lufta në Ukrainë/ Edrogan dhe Putin takohen sot në Rusi!

Lufta në Ukrainë/ Edrogan dhe Putin takohen sot në Rusi!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me homologun e tij rus Vladimr Putin ditën e sotme në Soçi,Rusi. Pas ndërmjetësimit të një marrëveshjeje të dërgesës së grurit midis Moskës dhe Kievit dhe pasi një ndërhyrje e re ushtarake turke në Siri mbetet një mundësi.

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov njoftoi se nuk do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp të presidentëve të Rusisë dhe Turqisë, pas takimit të tyre.

“Nuk do të ketë konferencë shtypi nga pala turke për shkak të kufizimeve kohore. Takimi i tyre mund të zgjasë më shumë dhe ata do duhet të kthehen”, tha Peskov sipas Interfax, duke shtuar se pas samitit përfaqësuesit e Kremlinit dhe zëvendëskryeministri rus Aleksandr Novak do të flasin me gazetarët./Xh.Xh/dritare.net